Shilegov: LSDM-ja do propozojë vazhdimin e mandatit të PSP-së

Zëdhënësi i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov, sot në një konferencë për shtyp tha se qeveria e re reformuese do të zbatojë reforma themelore në gjyqësi dhe prokurori, dhe të do sigurojë sistem gjyqësor të pavarur dhe drejtësi për të gjithë.

“Qeveria e re reformuese menjëherë pas formimit do të propozojë vazhdimin e afatit të PSP-së, që të mund të paraqesin akuza për pastrimin e skandaleve të përgjimeve dhe kuftën e mëtejshme kundër korrupsionit, krimit, keqpërdorimeve të pushtetit”, tha Shilegov.

Ai shtoi se do të sjellin ndryshime për Ligjin për dëshmitarë të mbrojtur të cilin e kërkoi PSP-ja.

Ai gjithashtu theksoi se qeveria e re do të sigurojë mbështetje më të madhe dhe shumicë për krijimin e një deparatamenti special në gjyqësi, për rishikimin e lëndëve që janë nën kompetencë të PSP-së.

SHKARKO APP