Shkarkimi i Kurtit, Haradinaj: I kemi votat për mocionin e mosbesimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vijon që të kërkojë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti dhe thekson se i ka votat e nevojshme.

”Institucionet e Kosovës i kanë bërë tri gabime, për të cilat po i vuajmë pasojat. Gabimi i parë se nuk u dakorduan me propozimin amerikan për tabelat dhe pastaj me mbet në kujdestari veriu gjatë gjithë procesit të dialogut, në kujdestari të amerikanëve.

Gabimi i dytë ishte insistimi apo nxitimi për të mbajtur zgjedhje, duke mos e pasur pjesëmarrjen e garantiar të gjithëve. I treti, ishte gabim sikurse e dimë, kryetarët që kanë marrë aq pak vota nuk kualifikohen mirëfilli si kandidate të mirëfilltë.

Edhe zgjidhja me i kryer funksionet e veta në objekte alternative për një kohë ishte e mençur. Gaboi kryetari i qeverisë kur insistoi t’i vendos ata me forcë policore në objekte. Të tri këto gabime u shfrytëzuan shumë mirë prej Serbisë, prej Vuçiçit, prej bandave atje të kriminelëve më veri. Është koha e fundit që ta kthejmë faqen, ta fillojmë një plan serioz me bashkësinë ndërkombëtare, mos t’i rrejmë më”, tha Haradinaj.

SHKARKO APP