Shkatërrohen bandat e drogës me ciganë e shqiptarë, 24 të arrestuar, sekuestrohen euro e armë në Greqi
Një operacion i madh i Policisë greke, është zhvilluar dje në disa zona të Atikës në Greqi, kryesisht në lagjet e banuara nga ciganë. Operacioni është zhvilluar edhe në Patra. Policia ka shpartalluar dy banda, një nën drejtimin e ciganëve dhe një tjetër drejtuar nga një shqiptar, i arrestuar bashkë me bashkëpunëtorët.
Mësohet se nga ky operacion janë arrestuar 24 persona të moshave nga 20 në 71 vjeç, për trafikim lëndësh narkotike.
Nga kontrolli në disa banesa në zona të ndryshme të Atikës ku operonin dy grupet kriminale u sekuestruan 847.2 gr heroine, 486,2 gr kokainë, 10.762 gr canabis i papërpunuar, 93.270 euro, 4 pistoleta, 2 bomba, 3 pushkë, 124 fishekë, 18 peshore dhe 1.114 pilula droge