Shkupi proteston për djegjen e flamurit maqedonas në mitingun e Selanikut
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes një komunikate ka dënuar incidentet në protestat e djeshme në Selanik, ku sipas mediave greke është djegur flamuri i Maqedonisë.
Nga MPJ thonë se “Qeveria e Maqedonisë vazhdon që sinqerisht të ndërtojë besim me Greqinë, me qëllim që të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura”.
“MPJ është e bindur se gjithë rajoni, si dhe dy vendet janë në rrugë të drejtë për fqinjësi të mirë, me çka do të rezultojë me përmbushjen e integrimeve euroatlantike të vendit tonë, si dhe në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Fatkeqësisht akoma ndodhin incidente të izoluara si ajo e djeshmja (21.01.2018) në Sealanik, i shkaktuar nga individë dhe grupe të cilët jetojnë në të kaluarën dhe në konfrontime politike”, thuhet në njofitmin e MPJ-së.
Nga ministria më tej shtojnë se shumica e qytetarëve duan të kenë marrëdhënie të afërta dhe miqësore.