Shpallet epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut shpall epideminë e fruthit në gjithë territorin e vendit. Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë erdhi si pasojë e rritjes së numrit të personave të prekur nga kjo sëmundje dhe frika e përhapjes me pasoja më të mëdha.
Sipas Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse, nga fillimi i vitit janë regjistruar katër viktima nga fruthi kurse 961 të tjerë janë infektuar, 60 për qind prej të cilëve janë jashtë Shkupit. Sëmundja ngjitëse ka prekur më së shumti fëmijët.
“Më shumë se 70 fëmijë të prekur nga fruthi janë hospitalizuar, prej të cilëve 55 janë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërsa 15 në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Prej tyre më shumë se shtatë janë në gjendje të rëndë, por të gjithë janë hospitalizuar sepse ka pasur komplikime nga fruthi”, shtoi Mikiq, deklaroi drejtori i institutit të shëndetit publik, Vlladimir Mikiç.
Ai ka bërë të ditur se shpallja e epidemisë ka për qëllim zbatimin e masave plotësuese për parandalimin e përhapjes së sëmundjes ngjitëse, uljen e infektimeve të reja si dhe parandalimin e formave të rënda të sëmundjeve si pasojë e fruthit.
“Një nga masat është ndalimi i vizitave në çerdhe, ndërsa një masë tjetër ka të bëjë e uljen e moshën së vaksinimit nga 12 në 6 muaj. Gjithashtu, çdo person mbi 14 vjeç mundet lirisht të vaksinohen në qendrat e shëndetit publik”, ka deklaruar Mikiç duke bërë të ditur edhe vendimin për vaksinimin e punonjësve shëndetësorë pasi shumë prej tyre janë infektuar nga sëmundja ngjitëse.
Instituti i Shëndetit Publik ka ndaluar edhe vizitat nëpër spitale, ndërsa kontrolle do të ketë edhe për punonjëset nëpër kopshte.