Shpërbëhet Parlamenti, mё 11 dhjetor Maqedonia në zgjedhje

Me 110 vota pro dhe asnjë kundër u votua (17.10) shpërbërja e Parlamentit të Maqedonisë.Të gjitha partitë parlamentare unanimisht votuan shpërbërjen, gjë që buron edhe nga bisedimet dhe Marrëveshja e Përzhinos.

Në ditët në vijim, pason procedura parlamentare pas së cilës Kryetari i Parlamentitt edhe zyrtarisht do të shpallë 11 dhjetorin si datë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Deputetja e opozitës maqedonase Renata Deskovska në arsyetimin e votës pro shpërbërjes së Parlamentit , ka thënë se erdhi moment qe t’i jepet fund shoqërisë destruktive të VMRO-DPMNE-së, to jepet fund kriminalitetit dhe korruposionit të qeverisë VMRO-BDI.

“Prandaj kërkojmë zgjedhje më 11 dhjetor, zgjedhje në të cilat nuk guxon të ketë tërheqje të votueshme për veshi, ku nuk guxon të ketë  nga 50 njerëz në një adresë e të votohet me letërnjoftime fallco, ku votuesit nuk do shëtisin nga një vendvotim në tjetrin, ku nuk do të ketë trysni, kërcënime e nënçmime të votuesve”, është shpreh Deskovska, deputete e LSDM-s.

Deputetet e pavarura Sollza Gërçeva dhe Roza Topuzovska-Karovska e kanë vlerësuar përbërjen aktuale të Parlamentit si më kontarverzen qe nga egzistimi i sistemit shumëpartiak.

“I gjithë ky proces joinkluziv i Përzhinës, ku njerëz të mbyllur në një dhomë, na sollën në gjendje që Maqedonia të mos ketë zgjidhje. Asnjëherë Maqedonia nuk ka qenë më e partizuar se pas vendimeve të Përzhinës, asnjëherë nuk ka pasur më zgjidhje karikaturë se trupat e shpikura ad hok”, ka thënë Sollza Gërçeva.

“Shpresoj që ky do jetë fundi i një prej mandateve më kontraverse që nga pavarësia e Maqedonisë, mandate që asgjë nuk premtonte që në fillim e në fund pas gjithë turbulencave e asistimeve nga brenda dhe jashtë po përfundon jo shumë ndryshe nga ajo që filloi”, është shpreh Roza Topuzovska.

Mazedonien Protest Flagge (Getty Images/AFP/R. Atanasovski)Maqedonia para zgjedhjeve

Për VMRO zgjedhjet mundësojnë përfundimin e krizës

Por, deputeti i VMRO–DPMNE-së, Ilija Dimovski, tha se qytetarët më 11 dhjetor do t’i thonë stop politikave destruktive të opozitës dhe sërish do të rreshtohen politikbërjes së VMRO-DPMNE-së.

“Ajo që të gjithë u dakorduam për zgjedhje është e pritshme për shkak se qytetarët e Maqedonisë nuk meritojnë rrëzimin e institucioneve të shtetit dhe krizën konstante politike. 50 ditët e ardhshme janë vendimtare për ate se në cilën binarë do të haprojë Maqedonia. Shpresoj që opozita pas disa ditësh nuk do të ketë nevojë që të endet nëpër ambasadat e huaja për ta shpëtuar atë nga humbja e sigurt e zgjedhjeve”, shprehet Ilija Dimovski koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE.

Përbërja e re parlamentare ka shumë punë për të bërë

Deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti, tha se BDI në pushtet ka realizuar dy të arritura të rëndësishme për shqiptarët: zyrtarizimin e UT-së dhe themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Haliti u shpreh edhe kritik se gjatë qeverisjes së tyre nuk arritën të zbardhen proceset gjyqësore.

Të zbardhet rasti “Monstra”, rasti i “Kumanovës”, duhet të zbardhet rasti i “Gjorçe Petrovit”, por duhet të zbardhen edhe zënkat më të vogla që kanë ndodhur apo që dikush i ka menaxhuar. Ky obligim i mbetet përbërjes së ardhme parlamentare, qeverisë së ardhshme, ata duhet t’i qasen kësaj pune më me seriozitet”, ka theksuar deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti.

Miratohet buxheti pa intervenime

Mazedonien Demokratische Union für Integration - Ali Ahmeti (DW/P. Stojanovski)Ali Ahmeti

Para votimit të shpërbërjes së Parlamentit në funksion të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, Parlamenti miratoi buxhetin për vitin 2017. Opozita ka kundërshtuar duke e cilësuar buxhetin më të keq që deri më tani është sjellë ndonjëherë. Sipas, deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi, ky propozim-buxhet është kryekëput antishqiptar dhe për këtë fajin e mbanë VMRO dhe BDI.

“BDI po shet interesat shqiptare, duke votuar buxhet antishqiptar. Prej Likovës deri në Strugë po përballemi me infrastrukturë të pazhvilluar. Nuk ka asnjë investim kapital në zonat shqiptar. Është buxheti i fundit ku bëhet plaçkitja e shqiptarëve. Pas 11 dhjetorit do të merret hisja që u takon shqiptarëve”, ka deklaruar Orhan Ibrahimi deputet i PDSH opozitare.

Deputeti i LSDM-së Goran Sugareski, kujtoi qytetarët se Maqedonia është e tëra në kredi dhe se buxheti për vitin 2017, është gënjeshtra më e madhe që po u servohet.

“Çfarë keni bërë për 10 vjet? Na tregoni edhe sa do të rritet huamarrja? Na numëroni një gjë për të cilën nuk jeni në kredi? Gjithçka është në kredi. Këtë duhet t’ua tregoni qytetarëve dhe jo të lavdëroheni, sepse këtë që po e thoni, po e dëgjojmë tani e 10 vite”, tha Sugarevski.

Ndryshe, deputetët e VMRO-DPMNE-së, e kanë arsyetuar buxhetin.

“Ky buxhet garanton stabilitet dhe siguri në sektorin e biznesit. Nëse e duam të mirën e qytetarëve duhet ta mbështesim këtë buxhet”, ka thënë deputeti i VMRO – DPMNE-së, Kërste Mukoski.

SHKARKO APP