Shpërthen anija-cisternë në Qipro, 5 të plagosur
Një shpërthim ka ndodhur sot në një anije-cisternë në Qipro. Mësohet se Anija-cisternë “Athlos” ndodhej në det të hapur Larnaka, në zonën Zigiu, pak para se të nisej me destinacion portin Aspropirgo të Greqisë.
Gazetarja Ira Londo raporton se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, duke shkaktuar zjarr të madh. Në bordin e anijes mësohet se ndodhej ekuipazhi i përbërë nga 34 persona. Mediat greke raportojnë se kapiteni i anijes nuk ka pranuar të braktisë timonin, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve dhe rojës bregdetare të Qipros.
Raportohet se nga shpërthimi në fjalë janë plagosur rëndë 2 anëtarë të ekuipazhit, që u transportuan në spitalin e Larnaka me djegie në trup, si dhe 3 të tjerë më lehtë. Cisterna nuk kishte ngarkesë të rrezikshme, çfarë ndihmoi të vihet më lehtë situata nën kontroll.