Shpërthim me bombë në një makinë, vdes “i forti” në Podgoricë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi me bombë në qendër të Podgoricës në Mal të Zi.

Shpërthimi ndodhi në një makinë në rrugën ‘Novaka Miloševa’, që ndodhet pranë shkollës së Muzikës në kryeqytet.

Viktimë nga shpërthimi i automjetit “Toyota” me targa të Cetinës mbeti një 35 vjeçar, Nikola Cupiç.

Sipas Drejtorisë së Policisë  Cupiç ishte një person me influencë dhe anëtar i një klani kriminale në Kotor.

Cupiç ka qenë disa herë i arrestuar. Ai dyshohet se në vitin 2014 ka qëlluar më armë zjarri një person.  Ndërkohë në shtator të po këtij viti ka vendosur eksploziv në shtëpinë e Andrija Ivanoviç.

Ai u arrestua gjithashtu në fund të janarit 2016 në Podgoricë, kur policia i gjeti një pistoletë në automjetin e tij.

SHKARKO APP