Shpërthimi në Veri, ambasadori amerikan Hovenier: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është shprehur i tronditur për shpërthimet që ndodhën në veri të Kosovës.

Hovenier në platformën “X” ka shkruar se i dënon këto akte dhune, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë.

“Jam i tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në disa vende të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?