Shqiptarët e Shkupit në protestë paqësore
Trazirat e fundit politike në Maqedoni, ndikojnë dita ditës në jetën e mijëra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë aty. Sot ata mijëra qytetarë shqiptarë kanë dale hapur duke protestuar në mënyrë paqësore para Kuvendit në Shkup.
Ata me pankarta në duar janë shprehur se ndihen të pakënaqur me atë që shteti Maqedonas ju ofron dhe ndihen në harresë në krahasim me vendasin, shtetasin Maqedonas.
Organizatorët e këtij marshimi janë shprehur se pakënaqësia e shqiptarëve ka arritur kulmin dhe se këto protesta janë fillimi i një rruge të gjatë e cila ka si synim parandalimin e pa të padrejtë që po ju bëhet atyre dhe se demokracia në Maqedoni është harruar si term e jo më të ketë zbatueshmëri.
“Shqiptarët janë sot këtu për barazi të plotë, për shtet binacional, për të zyrtarizuar gjuhën shqipe në gjithë shtetin dhe për ta marrë pjesën e tyre nga buxheti”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH. “Ose të barabartë në këtë shtetet me maqedonasit, ose ky vend nuk mund të funksionojë ndryshe”, deklaroi ish-deputeti Hysni Shaqiri.
Shteti duhet të kthejë sytë nga ne dhe të shohë më shumë. Në këtë mashtrim nuk kanë munguar dhe parullat me mesazhe të forta, ku qytetarët kërkonin ndihmë edhe nga shteti. Protestat e organizuara janë të dy parti jo parlamentare, siç është LR-PDSH dhe RDK. Nuk kanë qenë vetë shqiptarët në këtë protestë por zërit të tyre ju është bashkuar dhe pjesëtarë nga sektori civil dhe Organizata e Veteranëve të UCK-së në Maqedoni.
R.Sh