Shqiptarët marrin 12 mandate në zgjedhjet vendore në Tuz

Në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielen në Tuz, partitë shqiptare të ndara në tri lista arritën të marrin vetëm 12 mandata nga 32 të tillë sa ka Kuvendi i këtij qyteti.

Sipas rezultanteve preliminare Alternativa Shqiptare ka fituar 7 mandate, Lidhja Demokratike Shqiptare  3 mandate kurse Unioni Demokratik i Shqiptarëve  2 mandate.

Partia DPS ka fituar më së shumti mandate të këshilltarëve, 15 të tilla ndërsa partneret e tyre në nivelin republikan Partia boshnjake me 3 mandate dhe Partia socialdemokrate me 1 mandat do të bëjnë të munduar që të kenë shumicën absolute në Kuvendin komunal të Tuzit. Një këshilltar do të kenë edhe Demokratet.

SHKARKO APP