Shqiptarët marrin shumicën e votave në zgjedhjet lokale në Ulqin
Partitë Shqiptare kanë fituar shumicën e ulëse në Komunën e Ulqinit, duke marrë 19 këshilltarë nga 33 që janë gjithësej. 14 kanë marrë partitë malazeze.
Kështu subjektet shqiptare mund të formojnë qeverinë pa ndihmen e DPS-it me të cilin ishin në pushtet deri tani. Nëse kësaj i shtojmë edhe 2 këshilltarët e URA-së së Dritan Abazoviqit i cili që gjatë fushatës ka shprehur hapur dëshirën që të ju ndihmojnë subjekteve shqiptare atëhere kemi të bëjmë me një situatë shumë të qartë.
Në zgjedhjet e të dielës për komunën e Ulqinit garuan 8 parti dhe 2 koalicione. Partitë politike shqiptare dolën të ndara në 3 lista zgjedhore.
Zgjedhjet u monitoruan një numër i madh i vëzhgueseve ndërkombëtarë, vendor dhe përfaqësues të ambasadave në Podgoricë.
Rezultatet e paraqitura janë si më poshtë
SD e Malit të Zi – 3 mandate
Unioni Demokratik i Shqiptarëve – 3 mandate
Partia Boshnjake – 0 mandate
Demokratet e Malit të Zi – 0 mandate
Forca – 9 mandate
SNP dhe Demokratski Front – 0 mandate
SDP – 0 mandate
Partia Demokratike, Perspektiva dhe LD në MZ – 7 mandate
URA – 2 mandate
DPS – 9 mandate