Shqiptarët në Maqedoni 47%, shumicë absolute
Më në fund shpaloset e vërteta e madhe: shqiptarët në Maqedoni jo që nuk janë numri dy i popullsisë, por janë numri një, teksa 47% e popullatës janë shqiptarë, gati shumicë absolute!
Që këtej e tutje, të gjithë duhet të thonë se shqiptarët janë populli shumicë në Maqedoni, pasi sipas të dhënave të reja rezulton se ata që e konsiderojnë veten sllav maqedon, nuk janë as 40%.
Megjithëse të dhënat për minoritetet nuk janë të sakta ato janë hiç më pak se 15 % e popullsisë së përgjithshme.
Informacioni i rëndësisë së veçantë vjen nga publicisti dhe intelektuali nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, i cili këtë të dhënë e ka bërë publike në një medium televiziv, duke iu referuar burimeve të institucioneve ndërkombëtare.
“Sipas një informacioni të marrë javet e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47% nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë…”, thotë Nijazi Muhamedi.
Por ai apo edhe burimi i informacionit nuk ka sqaruar nëse jashtë kësaj shifre janë lënë edhe rreth apo më shumë se 100 mijë shqiptarë ortodoks. Pra, i bie të jenë më shumë se një milion shqiptarë në Maqedoni.