Shqiptari Fatos Malaj, kandidat për zgjedhjet parlamentare në Greqi
Të dielën tjetër në Greqi zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku ndër kandidatët është edhe bashkatdhetari ynë Fatos Malaj.
Kandidati për deputet me koalicionin “Lëvizja për Ndryshim” nën kryesinë e Fofi Gjenimatas, ka zhvilluar një takim elektoral në qendër të Athinës. Malaj ka shprehur vizionin e tij politik, me një sërë propozimesh për fuqizimin e procesit integrues të komuniteteve emigrante në vend, si dhe përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të jetesës për mbarë popullin grek, në periudhën pas krizës.
Me qindra emigrantë shqiptarë kanë ndjekur aktivitetin, duke shprehur kënaqësinë për këtë kandidim. Të pranishëm ishin edhe mjaft qytetarë grekë, si dhe disa kandidatë për deputetë në listën e “Lëvizjes për ndryshim”. Fatos Malaj, falënderoi të pranishmit për mbështetjen në betejën e vështirë, duke pranuar se është e madhe.