Shqiptari kapet duke vjedhur ndihmat për të prekurit nga zjarri në Greqi

Një ngjarje e shëmtuar është bërë publike këtë të enjte nga e përditshmja Kathimerini, e cila shkruan se policia ka vënë në pranga një 37 vjeçar shqiptar.

Arsyeja e arrestit ka qenë vjedhja që kishte kryer shqiptari tek ndihmat që janë dhënë nga shteti për të prekurit nga ferri i zjarreve që goditën muajin e kaluar periferinë e Athinës.

Në makinën e shqiptarit u gjetën disa ushqime si dhe dy pako me biskota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka nisur ta hetojë rastin, pasi beson se në grabitje është përfshirë dhe një 49 vjeçar me origjinë nga Greqia, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i shqiptarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zjarri i rënë në rrethinat e Athinës shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur, ndërsa dëmet materiale ishin të pallogaritshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?