Shqiptari kapet me 20 kg marijuanë në Korfuz
Rajoni E Premte, 1 Tetor 2021 10:22
Policia greke në Korfuz ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me 20 kg marijuanë. Ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Droga u kap në veri të ishullit, në një zonë pyjore pranë bregdetit.
Droga ishte e ndarë në dy çanta, e futur ne 18 pako me peshe totale 20 kg 860 gram marijuanë.
Shqiptari i arrestuar është 29 vjeç, ndërsa dy shqiptarët e tjerë në kërkim janë të moshës 19 dhe 20 vjeç.