Shqiptari shmang rojet e sigurisë, arratiset nga burgu i Greqisë
Rajoni E Martë, 1 Qershor 2021 18:45
Shqiptari rreth 35 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka shmangur rojet e sigurisë dhe është larguar në këmbë në drejtim të paditur, njofton media greke argolikeseidhseis.gr.
Shqiptari biond rreth 1.75 cm i gjatë kishte veshur pantallona blu dhe një bluzë të zezë. Të burgosurit në Burgun Bujqësor Tirintha u jepet mundësia të punojnë si bujq në fermat e burgut për të ulur dënimin e tyre.
Pas arratisjes së 35-vjeçarit, policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.