Shqiptarja iu vendoste zjarr pyjeve të Korinthit, policia: T’i nënshtrohet vlerësimit psikiatrik…

Një shqiptare 39 vjeçe u shoqërua në policinë e Korinthit, pasi dyshohet se ka vendosur dy zjarre në fshatin Shën Mark.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se ajo vendoste zjarre, të cilat në shumë raste rrezikonin banesat. Gruaja u identifikua këtë pasdite nga efektivët e Departamentit të Zjarrit në Korfuz.

39-vjeçarja, e cila rrëfeu për veprimet e saj, do t’i nënshtrohet një vlerësimi psikiatrik me urdhër të prokurorisë.

SHKARKO APP