‘Shtetësia’/ Zaev gati të pranojë propozimin e Lëvizjes Besa

Takimi i deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov ka përafruar qëndrimet rreth çështjes së shtetësisë.

Zaev dhe Dimitrov janë shprehur të gatshëm të pranojnë kërkesën e Besës që shtetësia në dokumentet personale në gjuhën shqipe të shkruhet vetëm si “qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” ndërsa në gjuhën maqedonase, shtetësia të mbetet “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” ashtu siç propozon Qeveria, shkruan Alsat.

Propozimin e Besës, kryeministri i Maqedonisë Zaev pritet ta diskutojë edhe me 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja.

SHKARKO APP