Shtyhen zgjedhjet në Maqedoni, do të mbahen më 5 qershor

Në Maqedoni s’ka kushte për zgjedhje të besueshme, të drejta dhe demokratike, ndaj data e mbajtjes së tyre nuk do të jetë 24 prilli siç ishte vendosur në marrëveshjen e Perxhinos, por 5 qeshori.

Në këtë përfundim kanë arritur ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Pasi i dorëzuan raportin kryeminsitrit të qeverisë teknike Emil Dimitriev, në një prononcim për mediat para godinës së qeverisë në Shkup, Ambasadori amerikan Jess Baily argumentoi arsyet e shtyrjes së zgjedhjeve:

Kemi konkluduar se puna e deritanishme e Komisionit Shtetëror zgjedhor dhe përfundimet e të gjithë ekspertëve relevantë, tregojnë se në këtë fazë nuk janë krijuar kushtet e domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve të besueshme më 24 prill, edhe pse është shënuar një lloj progresi në këtë drejtim. Njëkohësisht, akoma nuk është arritur marrëveshje për reformat në media për të siguruar kushte të barabarta për garë.Jemi të shqetësuar gjithashtu për rastet e para të raportimit të presionit dhe frikësimit të votuesve.

Diplomatët e huaj mbajtën edhe një takim urgjent me krerët e partive kryesore në vend për të diskutuar raportin e tyre për zgjedhjet, bisedime të cilat u bojkotuan nga ish Kryeministri dhe Kreu i partisë VMRO-DPMNE Nikola Gruevski. Pas raportit reagoi edhe komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian njëkohësisht edhe ndërmjetësuesi kryesor i bisefemieve të krizës në Maqedoni Johanes Han, i cili u shpreh se nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve , por cilësia e tyre.

SHKARKO APP