Situata me Rusinë, BE-ja planifikon të ndihmojë ushtrinë e Ukrainës

BE-ja po shqyrton mundësinë e një bashkëpunimi ushtarak me Ukrainën përmes një misioni trajnimi për oficerët e këtij vendi. Ky mision do të krijohej për shkak të “aktiviteteve të vazhdueshme ushtarake” të Rusisë.

Gazeta gjermane “Welt am Sonntag”, duke cituar dokument të BE-së, tha se disa vende anëtare dëshirojnë që Brukseli të krijojë programin e trajnimit të pavarur të quajtur Misioni Këshillimor dhe Trajnues Ushtarak i BE -së në Ukrainë (EUATM).

“Një mision ushtarak do të afirmonte përkushtimin ndaj vendeve të nismës së Partneritetit Lindor”, thuhet në dokument.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas BE-së, ky mision do të ishte edhe shprehje e solidaritetit me Ukrainën përballë aktiviteteve të vazhdueshme ushtarake të Rusisë në zonën kufitare si dhe në rajonin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në mënyrë të paligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?