Situata në Maqedoni, opozita i thotë “jo” emrit të ri

Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni nuk i lë shpresa qeverisë së Zoran Zaevit se do ta mbështesë në Parlament për ndryshimet kushtetuese.

“Marrëveshja e Prespës ka vdekur”, tha për Deutsche Ëelle lideri i VMRO-DPMNE-së, duke treguar qartë se forca politike që drejton nuk do ta përkrahë paktin historik të emrit me Greqinë, që do t’i hapte vendit rrugën e integrimit në NATO e BE.

Debati në Parlament për ta aprovuar ose jo këtë marrëveshje ka hyrë në ditën e tretë. Zaevi po përpiqet fort që të arrijë shumicën e nevojshme të dy të tretave, por nuk i ka votat dhe i duhet të bindë të paktën 10 deputetë opozitarë që t’i japin paktit dritën jeshile. Mickoskin dhe partinë e tij nuk i lëkundi as letra personale e asistentit të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Ëess Mitchel, i cili përcillte zhgënjimin e Uashingtonit me pozicionet e lidershipit të VMRO-DPMNE-së në lidhje me referendumin dhe hapat në Parlament për të ndryshuar kushtetutën.

Një mesazh të ngjashëm përcolli javën e kaluar, po përmes një letre, edhe kreu i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul. Mesazhet e të dy zyrtarëve të lartë e linin të kuptohej hapur se Mickoski dhe partia e tij do të mbajnë përgjegjësinë për dështimin e marrëveshjes së emrit.

Por, rezistenca ndaj ujdisë nuk është e vogël as përtej kufirit, siç e dëshmoi qartë një ditë më parë përplasja e fortë e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe me atë të Punëve të Brendshme, Panos Kamenos, që i dërgoi pak ditë më parë sinjalet e vendosjes në kurs konflikti, kur tha se nuk do ta mbështeste votimin e ujdisë në Parlament. Për shkak të këtij debati, Kotzias

tha dorëheqjen, duke e zhytur akoma edhe më shumë në pasiguri koalicionin qeverisës, një pjesë e madhe e luhatjeve të të cilit vijnë pikërisht nga marrëveshja e firmosur në 17 qershor.

SHKARKO APP