Situata në Mitrovicë, Prokuroria po heton strukturat ilegale serbe
Prokuroria speciale e Kosovës po heton veprimtarinë e disa grupeve apo organizatave ilegale nga Serbia që operojnë në territorin e vendit. Këtë e konfirmoi vetë policia e Kosovës për median Radio Evropa e Lirë.
Ky institucion nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë çështje, për të mos dëmtuar hetimet e prokurorisë. “Policia e Kosovës, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera të sigurisë në Kosovë, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, trajton të gjitha të dhënat lidhur me grupet ilegale që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike”, thuhet në deklaratën e policisë së Kosovës.
Eksponentë të qeverisë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, kanë folur shpesh për këto struktura ilegale serbe që veprojnë kryesisht në veri të Kosovës, duke shkaktuar tensione, si bllokimet e rrugëve por edhe vepra të tjera të dënueshme nga ligji.