Skandali erotik në BDI, Ahmeti: Zoti e di si përfundon

Institucionet të reagojnë dhe menjëherë të tërheqin të gjitha bisedat private të përgjuara ilegalisht e më pas të publikuara në kanalin “YouTube” dhe rrjetet sociale, mes zv/kryeministrit Musa Xhaferri dhe deputetes Ermira Mehmeti.

Ky ka qenë apeli i kreut të BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, i cili ndër të tjera kërkon që të ndëshkohen edhe ata që fshihen pas transmetimit të audio-inçizimit me nota të theksuara erotike në publik.

Sipas tij, nëse institucionet vazhdojnë të injorojnë këto kërkesa, BDI paralajmëroi kallëzim penal dhe marrjen e drejtësisë në duart e saj.

“Të mos e çojmë situatën me vetëdëshirë dhe drejtësinë ta marrim në duart tona, sepse atëherë vetëm Zoti e di sesi kjo mund të përfundojë”, paralajmëruan nga partia e Ali Ahmetit.

Reagim ky i mbërritur në një kohë kur opinioni publik në Maqedoni është tronditur nga publikimi i inçizimeve të komunikimit telefonik mes zv/kryeministrit Musa Xhaferi dhe deputetes Ermira Mehmeti.

SHKARKO APP