Skenari i grekëve nëse dështon Marrëveshja e Prespës
Ministri i Mbrojtjes grek, Panos Kamenos ka deklaruar se ai ka prezantuar plan alternativ për Marrëveshjen e Prespës dhe se këtë e dinë kryeministri Aleksis Cipras por nuk e pranon si politik nacionale.
Ai për televizionin greke ERT ka thënë se planin e tij e ka prezantuar në Uashington në takimet që ka pasur me përfaqësues të administratës amerikane.
“E kam sqaruar se kjo, sipas mendimit tonë, duhej të ishte propozimi, propozim alternativ që në rast Marrëveshja e Prespës të mos ec para ose nga ana jonë ose nga ana e tyre”, ka thënë Kamenos, duke shtuar se plani i tij është të garantohet siguri në rajon. Ai ka shtuar se duhet të nënshkruhet një marrëveshje në të cilin do të marrin pjesë Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia dhe SHBA, ndërsa më vonë të bashkëngjitet edhe Serbia.
Përgjigja që ka marrë Kamenos nga administrata në SHBA është se ata e përkrahin Marrëveshjen e Prespës dhe se insistojnë në zbatimin e asaj marrëveshje.