Solidaritet me Prishtinën, Tirana në protestë për abuzimin e 11-vjeçares: Stop heshtjes

Në mbështetje të protestave që po mbahen në Prishtinë pas ngjarjes kriminale të abuzimit seksual të 11-vjeçares nga 5 burra, në sheshin ”Nënë Tereza” po mbahet një protestë.

Me pankartat ”Unë bërtita Joooooo”, ashtu siç e mitura u shpreh në dëshminë e saj në Prishtinë dhjetëra qytetarë të solidarizuar po luftojnë në shesh, të gjithë bashkë për edukimin e një shoqërie patriarkale. Të pranishme janë edhe figurat publike, si artistët: Fifi, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja, Anxhela Peristeri apo Evi Reçi.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, mban një pankartë bazuar në frazën që u bë meme gjatë qëndrimit të saj në ”Big Brother Vip Albania”. “Si thuhet n’shqip Jo domethënë Jo”, shkruhet në pankartë, ndërsa pjesa më e madhe e protestuesve mbajnë të veshur bluze me shkrimin “Unë bërtita Joooo”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari Ermal Peçi, kërkoi një duartrokitje në kor për vajzën, për të cilën tha se është dashuria jonë e përbashkët. “Ky vend është kaq i bukur falë ush dhe mendoj që të gjithë të bëhemi burra, t’i përulemi grave e vajzave. Për horrat që janë në burg e mos dalshin kurrë dhe që fatkeqësisht do të dalin, një duartrokitje në kor për atë vajzë që është dashuria jonë e përbashkët, është një shenjë që nuk është vetëm. Ti je me ne. Ne të duam shumë”, tha Ermal Peçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktivistja Zhaklin Lekatari tha se ”Nuk përdhunon veshja, por mendja”, si kundërpërgjigje e të gjithë atyre të cilët jo vetëm që nuk e mbrojtën dhe përkrahën qoftë edhe virtualisht të miturën por guxuan edhe ta kryqëzonin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?