Sot ceremonia e inagurimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse, protesta nga qeveria
Në Cetinjë të Malit të Zi, ka mbërritur këtë mëngjes me helikopter dhe i rrethuar nga forca të shumta sigurie, Mitropoliti Joanikije i cili pritet të emërohet në krye të kishës serbe. Ai është pritur me duartrokitje nga të pranishmit.
Ceremonia është parashikuar të mbahet në Cetinje të Malit të Zi, mirëpo ka pasur kundërshtime nga shumë qytetarë malazez përfshirë dhe drejtuesit më të lartë politik. Pikërisht në fillim të rrugës që të çon për në manastir, qytetarët e Podgoricës kanë grumbulluar goma dhe kanë nxjerrë gratë në rreshtin e parë të turmës.
Në tubim morën pjesë gjithashtu kryeministri Zdravko Krivokapic, ministrat Milojko Spajic, Jakov Milatovic, Mladen Bojanic, Ratko Mitrovic, Aleksandar Stijovic dhe përfaqësues të Frontit Demokratik Andrija Mandic, Milan Knezevic, Slaven Radunovic, Strahinja Bulajic, udhëheqësi Prava Marko Milacic.
Ata e shohin ceremoninë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”.