Sot mbahet takimi i liderëve për çështjen e emrit të Maqedonisë

Me iniciativë të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev sot në Shkup do të mbahet takimi i liderëve, ku presidenti Gjorge Ivanov dhe udhëheqësit tjerë do të njoftohen për detajet në lidhje me negociatat me Greqinë për çështjen e emrit.

Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe presidenti Gjorge Ivanov, nga kabineti i të cilit njoftuan se pret që të informohet rreth rrjedhës së negociatave me Greqinë.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë në një deklaratë për media konfirmoi se do të merr pjesë në takim dhe theksoi se qëndrimin për marrëveshje eventuale, partia e tij do ta tregojë pas mbledhjeve të organeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa edhe në Greqi është paralajmëruar takim mes kryeministrit Aleksis Tsipras dhe presidentit Prokopis Pavlopoulos, për të njëjtën çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?