Sot vendimi, Ratko Mlladiç nxirret jashtë sallës së gjyqit
Ratko Mlladiç nxirret jashtë sallës ku pritet të jepet vendimi.
Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, sot do të shpallë akgjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiç është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.
Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.
Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet ’90.
Ndër të tjera Mlladiq, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.
Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.