Spekulimet: Ja sa milion euro do të blihet një votë deputeti në Maqedoni
Profesori universitar dhe analisti politik Sefer Tahiri, situatën e krijuar pas referendumit të djeshëm, e ka krahasuar me situatën e vitit 2000, kur qeverinë e atehershme të Lubço Georgievskit e braktisi subjekti politik Alternativa Demokratike dhe solli atë qeveri buzë rrëzimit nga pushteti.
Në atë kohë flitej se disa deputetë, në mesin e tyre edhe shqiptarë, kishin marrë para dhe falë kësaj shpëtoi qeveria e Georgievskit, shkruan Gazeta Lajm.
Analistit Sefer Tahiri ka thënë në emisionin “Studio e Hapur” në Tv Shenja se edhe tani kur Marrëveshja me Greqinë pritet të shkojë për votim në Parlament, mund të hapet “berzë” për shitblerjen e votave të 7-8 deputetëve, të domosdoshme që të arrihet shumica prej 80 votave për Marrëveshjen me Greqinë.
Tahiri ka vlerësuar se nëse në vitin 2000 një votë deputeti është shitur ndoshta për 100 mijë marka, tani çmimi mund të shkojë deri në 3 milion euro.