Stoltenberg: Deri në dhjetor M. Veriut do anëtarësohet në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shfaqi shpresën se procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, do të përmbyllet deri në dhjetor të këtij viti, në mënyrë që vendi të mund të bëhet anëtare fuqiplotë e NATO-s, gjatë samitit të ardhshëm në Londër.

“Ratifikimi i protokolleve nga ana e vendeve anëtare të NATO-s po zhvillohet shumë shpejt. Për përfundimin e një procesi të tillë, si në rastin e Malit të Zi, është dashur një vit. Nuk më përket mua të flas për shpejtësinë me të cilën ratifikohet protokolli, mirëpo do të ishte shumë mirë që procesi të përfundojë deri në dhjetor kur do të mblidhen udhëheqësit e NATO-s në Londër”, tha Stoltenberg.

Maqedonia e Veriut përshpejtoi anëtarësimin në NATO, pas zhbllokimit të procesit nga ana e Greqisë, e cila nuk pranonte të hapë rrugën për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me emrin.
Marrëveshja historike mes dy vendeve u arrit më 2018, dhe parlamentet e të dyja vendeve e miratuan atë duke mundësuar ndryshimin e emrit, nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut.

SHKARKO APP