Stoltenberg: Maqedonia do bëhet anëtare e NATO-s, kur të finalizojë marrëveshjen me Athinën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg qartazi bëri me dije se vetëm me ndryshimin e emrit, Maqedonia mund të hyjë në Aleancë.

“Njerëzve në Maqedoni u mbetet të vendosin, ky është rast që vjen një herë në jetë, ose do ta përkrahin marrëveshjen dhe do të bëhen anëtarë, ose nuk do ta përkrahin dhe nuk do të bëhen anëtarë, nuk mundet t’i fitojnë të dy punët. Nuk ka anëtarësim pa ndryshim të emrit, popullit i mbetet të vendos”, tha Stoltenberg sot në konferencë për shtyp pas ditës së parë të Samitit të NATO-s në Bruksel.

“E përshëndes Marrëveshjen me Greqinë, thamë qartë se do të fillojmë negociata qasëse, dhe po kështu thamë se pasi të finalizohen procedurat , Maqedonia do të mundë të bëhet anëtarja e 30-të me emrin e ri”, tha ai, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

SHKARKO APP