Stoltenberg për Vuçiqin: Ai është personi i duhur për President
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka uruar kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq për zgjedhjen e tij President, duke shtuar se ai është personi i duhur për këtë rol të rëndësishëm në një kohë me plot sfida për Serbinë dhe tërë Ballkanin Perëndimor.
Stoltenberg tha se në vitet e fundit, në sajë të udhëheqjes së Vuçiqit, partneriteti i Serbisë me NATO-n është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme “me rezultate të dukshme në shumë fusha dhe një respektimit të neutralitetit të Serbisë dhe politikës së saj të jasthme të ekuilibruar“, raporton Tanjug.