Sulmohet brenda burgut ish-ministri, në spital me nofull të thyer

Një tjetër zyrtar i Maqedonisë së Veriut është sulmuar brenda burgut të Shutkës. Mësohet se këtë herë bëhet fjalë për ish-ministrin e Punëve Sociale, Spiro Ristovkim, i cili është sulmuar pas një shëtitjeje në oborrin e burgut.

Ende nuk dihet se kush e ka sulmuar, aq më tepër edhe arsyen e ngjarjes së paprecedentë. Mësohet se Ristovski ka përfunduar në qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup me nofull të thyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas INA, ky nuk është rasti i vetëm ku një ish-ministër sulmohet, më herët ka përfunduar në spital edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?