Sulmohet fizikisht një nga sulmuesit e Selës në burgun e Shkupit

Kire Gjorgjievski, një nga sulmuesit e deputetit të Zijadin Sela natën e asaj që quhet e enjtja e përgjakshme e 27 prillit.

Incidenti ka ndodhur gjatë një vizite në burg. Një nga të burgosurit, shqiptar, identiteti i të cilit nuk u zbulua nga burgu kompetent në Shuto Orizarë, kalimthi ka goditur Gjorgjievskin në kokë, i cili më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Incidentin e kanë konfirmuar edhe nga Drejtoria për sanksione pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Burgut në “Shkup”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtor i burgut, Aleksandar Gjeorgjievski për “Makfax”, thotë se, i paraburgosuri i sulmuar ishte ekzaminuar nga mjeku, çka më pas është dërguar për kontrolle të tjera në klinikat e Shkupit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rasti është raportuar në polici, në burg është angazhuar prokurori në detyrë dhe është kryer hetim.

Kire Gjeorgjievski, së bashku me tre persona janë identifikuar nga kamerat e Kuvendit duke hequr zvarrë kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela më 27 prill 2017

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?