Superaksion në Shkup, bllokohen 300 kg drogë

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup pas urdhrit të marrë nga Gjykata ka kryer  sot kontrolle në shtëpinë e një 30-vjeçari duke gjetur një sasi të madhe droge.

Sipas mediave maqedonase, droga ishte ndarë në 229 dhe pesha totale e saj shkonte afërsisht në 300 kg.

Autoritete menjëherë kanë marrë masa ligjore ndaj poseduesit  të lëndës narkotike të llojit marijuanë, ndërsa kanë nisur hetime për kapjen e personave të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

SHKARKO APP