Svilanovic në Samitin e Brukselit për Ballkanin: Nuk ecet me “çdo gjë po shkon mirë”

 “Procesi i anëtarësimit në BE duhet të lidhet me zhvillimin e rajonit”

Sarajeve / Bruksel, 7 dhjetor vitin 2016 – “Kur është fjala për zgjerimin,” “çdo gjë po shkon mirë” “është e vetmja politikë e cila nuk do të funksionojë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), Goran Svilanoviq, duke folur në panelin “Anëtarësimi në BE: rruga e gjatë nga vizioni në realitetn, në samitin për Ballkanin të organizuar sot në Bruksel.

“Procesi i anëtarësimit duhet të shoqërohet me  zhvillimin e rajonit. Prandaj,  KBR ka punuar me qeveritë rajonale në procesin e reformave, duke i përgatitur për momentin e pranimit. Aktivitetet e rajonale janë nxitur nga vizioni se një treg i përbashkët i  Ballkanit Perëndimor mund të jetë më konkurruese, ekonomikisht i  fortë dhe më tërheqëse për investimet e huaja. Gjatë tre viteve të ardhshme, ky objektiv do të trajtohet nga KBR duke patur parasysh reformën në administratën publike, drejtësinë, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin e sigurinë në Evropën Juglindore “, theksoi Svilanoviç.

“Ndryshime pozitive po ndodhin në Ballkanin Perëndimor dhe unë besoj fuqimisht se dinamika e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian do të vazhdojë stabilizimin e rajonit, duke kontribuar në aftësinë e tij për t’iu përgjigjur sfidave të shumta,” shtoi ai.

Samiti “Ballkani: rritja bashkëpunimit  në rrugën drejt BE-së”  u organizua nga “Miqtë e Evropës”, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Gazsjellësi Trans Adriatik dhe misioni i SHBA-së në BE.

Panelistët e tjerë shprehën gjithashtu mesazhe të rëndësishme për rajonin. Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, tha se dallimet në mes Ballkanit Perëndimor dhe vendet e tjera që u bashkuan me BE duhet të tejkalohen dhe mënyra më e mirë për të bërë këtë është nëpërmjet bashkëpunimit rajonal.

 I dërguari i posaçëm për OSBE-në dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë çeke të Punëve të Jashtme dhe ish Komisionari Evropian për Politikën e Zgjerimit dhe Fqinjësisë (2010-2014), Stefan Fyle, tha seduhet të gjendet një rrugë e mesme për gjithë vendet aspirante drejt BE-së duke u dhënë atyre më shumë shpresë. Gordon Duguid, këshilltar i lartë për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së,  tha se  është optimist për Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

 Kryenegociatori për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, Tanja Mishçeviç shtoi se njerëzit në rajonin tonë e shohin BE-në si një instrument i ndryshimit dhe jo si një qëllim të vetëm. Drejtori për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst, tha në përfundimin se Ballkani Perëndimor është Evropë dhe Evropa është Ballkan Perëndimor. Aktiviteti  mblodhi më shumë se 200 pjesëmarrës, politikanë të  lartë nga Ballkani që  debatuan mënyrat e ri energjizimit të mëtejshme të rajonit në rrugën drejt BE-së. Samiti vijon me një bisedë me Johannes Hahn, Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit.

SHKARKO APP