Tahiri: E pakuptimtë heshtja e shtetit për zgjedhjet e Serbisë
Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale në Kosovë, Besnik Tahiri, ka thënë se heshtja e institucioneve të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe është e pakuptimtë dhe se e zhvlerëson shtetësinë e Kosovës.
“Votimi i lirë për president të Serbisë në Republikën e Kosovës, pa leje dhe pa dakordim e zhvlerëson shumë shtetësinë tonë. Mos reagimi, heshtja dhe në njëfarë forme pranimi i këtij realiteti për mua është i pakuptimt.
Me këtë qasje të Beogradit zyrtar rruga drejt normalizimit dhe fqinjësisë së mirë do të jetë e gjatë”, tha Tahiri.