Takim me Vuçiç në Bruksel? Kurti: Nuk e di

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk e ka vendosur ende nëse do të pranojë ftesën e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme në BE, Josep Borrell për një takim në Bruksel për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

“Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se së pari na duhet shtensionim i situatës.

Menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrell kërkon takim të nivelit të lartë. Kur përshkallëzimi është i madh sa një mal, atëherë marr ftesë për takim në Brukesl. Kurse, kur kërkova vetë takim, thanë se më nevojitet të shtensionoj situatën”, tha Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?