Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, reagon Borrell: Qasje konstruktive nga të dyja palët
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka reaguar në lidhje me takimin që po zhvillohet në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç.
Borrell bën me dije se në rendin e ditës në tryezën e diskutimeve është propozimi i BE-së. Më tej ai thotë se shpreson për një qasje konstruktive nga të dyja palët.
“Mikëprita Presidentin Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin Albin Kurti në Bruksel për një takim të nivelit të lartë në dialogun Beograd-Prishtinë. Në rendin e ditës: Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dyja palët”, shkruan ai.
I welcomed President @predsednikrs and Prime Minister @albinkurti in Brussels for a high level meeting of the Belgrade – Pristina Dialogue.
On the agenda: the EU proposal on normalisation of relations. I hope for a constructive approach by the two parties. pic.twitter.com/yFKMvjgbVZ
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 27, 2023