Takimi Macron–Vuçiç/ Haradinaj tregon si mund të arrihet në kompromis

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka folur për takimin e presidentit francez, Emannuel Macron me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Haradinaj duke komentuar deklaratën e Macron se duhet një kompromis për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, ka thënë se me kompromis mund të nënkuptoje edhe heqja e taksës nga Kosova dhe njohja nga ana e Serbisë, shkruan Insajderi.

Kryeministri këto deklarata i bëri pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe.

“Nuk është një përshkrim se çka mund të jetë kompromisi, por është një këshillë që gjeni kompromis. Është diçka e logjikshme një gjë e tillë. Nëse flasim për kompromis është nëse e heqim taksën për njohjen. Mund të jetë kompromis heqja e taksës”, tha Haradinaj, shkruan Insajderi.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se “Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe ne duhet të ndihmojmë që kjo të bëhet fakt”.

Macron tha se Evropa duhet ta mbështesë rinisjen e dialogut për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje konkrete në muajt e ardhshëm. I pyetur nëse Franca mund të ofrojë zgjidhje konkrete për vazhdimin e dialogut, Macron tha: “Nuk jam këtu për t’ju dhënë mësim”.

SHKARKO APP