Takimi me Lajçak dhe Escobar u shty me 30 minuta, Kurti ishte në stadium për…
Mbrëmjen e kësa të hënëe, nisi edhe takimi mes kryeministrit Albin Kurti me të dërguarin të posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Por mediat në Kosovë shkruajnë se takimi që duhej të niste në orën 20:00 u shty për në orën 20:30. Kurti ka qenë i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të ndjekur nga afër ndeshjen për Kupën e Kosovës. Pas përfundimit të ndeshjes, u pa të ndante edhe medalje për lojtarët e fushës, ndërsa shoqërohej edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.