Taksa 100%, Hahn: Kosova po pengon zbatimin e CEFTA-s

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, komisioneri për zgjerim Johannes Hahn ka shkruar në Twitter se kanë diskutuar për tarifat 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja që futen në Kosovë, ku thuhet se po pengohet zbatimi i marrëveshjes së CEFTA-së dhe REA-së, sa i përket bashkëpunimit rajonal.

Ai ndër tjera ka shkruar se gjatë takimit me presidentin serb, janë pajtuar për tejkalimin e situatës së krijuar.

Hahn gjithashtu njoftoi se do t’ju bëjë thirrje bashkëbiseduesve në Kosovë që të zhbllokojnë bashkëpunimin dhe tregtinë rajonale, duke theksuar kështu nevojën që t’i kthehen dialogut.

Pas qëndrimit në Beograd, Hahn do ta jetë sot për vizitë edhe në Kosovë.

https://twitter.com/JHahnEU/status/1069573407178657792

SHKARKO APP