Taksa e re pritet t’i shkaktojë Serbisë 40 milionë euro humbje në muaj
Vendosja e taksës së re nga Qeveria e Kosovës për brendet ndërkombëtare të cilat vijnë nga Serbia ka shkaktuar përsëri reagimin e BE-së.
Kjo e fundit, ka kërkuar nga Prishtina që të rikonsiderojë këtë vendim.
Mirëpo, teksa ky vendim po vazhdon të mbetet në fuqi, shtetit serb po i shkaktohet një humbje e madhe ekonomike.
Profesori i Institutit Evropian të Studimeve, Slobodan Zeçeviq, thotë se BE-ja mund ta kushtëzojë Kosovën për heqjen e taksës, nëse sipas tij ajo vërtet e do një gjë të tillë.
E se humbjet me vendosjen e taksës së re mund të rriten, po e thotë edhe minsitri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq.
Ai tha se që nga 20 nëntori e deri më 21 dhjetor, Serbisë i janë shkaktuar humbje deri në 34.6 milionë euro.
Sipas tij, kjo mund të rritet në 40 milionë euro në muaj humbje për shtetin serb.
Siç thotë ai, 30 kompani ndërkombëtare të cilat operojnë në Serbi mund të goditen nga kjo taksë.
“Ky vendim do të ketë një impakt në bizneset tona, por do të bëjmë çmos që t’ia dalim”, ka thëtë LJajiq.
Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme vendosi që taksë të vendoset edhe për brendet ndërkombëtare që vijnë nga Serbia.