“Taksa ndaj Serbisë, vendim i ngutshëm dhe emocional”
Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i Kosovës, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiç deklaroi se vendimi për taksën ndaj Serbisë ishte emocional.
I ftuar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, Rashiç tha se taksa u vendos pa u menduar mirë.
“Vendim i ngutshëm. Reagim emocional i qeverisë. Ky reagim erdh pas dështimit të Kosovës në Interpol. Vendimi erdhi i pa menduar mirë dhe s’ka asnjë planë se si do të veprohet. Kjo taksë nuk do të jetë afatgjate. Çka do të ndodh pasi kjo taksë të hiqet. Çka do të thonë politikanet pasi të hiqet kjo taksë”, tha ai.