Taksa, Vuçiç kërcënon Kosovën: Do ndërmarrim masa serioze

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar dje me numrin tre të Departamentit të Shtetit Amerikan, David Hale, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e dialogut dhe heqjen e taksës.

Vuçiç e ka paralajmëruar diplomatin amerikan se Serbia do të marrë masa kundër veprimeve të Prishtinë, në një periudhë të shkurtër kohore.

Ai gjithashtu është ankuar tek Hale për platformën e dialogut që dje ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke thënë se ajo platformë nuk lë vend për negociata dhe është kundër vazhdimit të dialogut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kam paralajmëruar prej kohësh Mogherinin dhe ekipin e saj se miratimi i asaj platforme nuk lë vend për kompromis, dhe për këtë arsye ajo si e tillë është kundër dialogut, sidomos kur ka refuzim kokëfortë të Prishtinës për të shfuqizuar taksën ndaj produkteve serbe që është e paarsyeshme dhe e dëmshme”- ka thënë Vuçiç shkruan B92.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?