“Talat Xhaferi mund të jetë presidenti i ardhshëm i Maqedonisë”

Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë mund të jetë Talat Xhaferi”, Kështu është deklaruar së fundi ish-kryeministri i Maqedonisë,  Nikolla Gruevski i cili që prej muajit nëntor ndodhet në Hungari, ku ka kërkoi dhe të drejtën e mbajtjes së azilantit politik.

Gjatë një intervistë të dhënë për median Infomaks.mk, në Budapest ish-kryemiministri maqedonas Gruevski ka dhënë një deklaratë të papritur duke thënë se mendon se presidenti i ardhshëm i Maqedonisë, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që pritet të mbahen në pranverë të paktën për një periudhë kohe mund të dalë Talat Xhaferi.

Sipas Gruevskit, Talat Xhaferi do të ketë detyrën e nënshkrimit të gjithçkaje që nuk është nënshkruar deri më tani, dhe pastaj -thotë ai- çfarëdo që ndodh nuk është e rëndësishme.

“Mendoj se President i ardhshëm, të paktën për një kohë do të jetë Talat Xhaferi. Është e vështirë që mes datave 5 dhe 12 maj të përfundojnë të gjitha procedurat”, ka thënë Gruevski në një intervisti për Infomaks.mk.

Teksa dhpjegon procedurën për zgjedhjen e Presidentit, Gruevski tha se mandati i Ivanov përfundon në 12 maj, që do të thotë se nëse deri në këtë datë të gjitha procedurat nuk janë përfunduar nuk do të ketë një president.

“Nga përvoja ime, ka shumë të ngjarë që të paktën disa ditë ose ndoshta një javë, Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit do të kryejë rolin e presidentit të vendit”, është shprehur Gruevski.

Prej 11 nëntorit të vitit 2018-të , Gruevski ndodhet në Hungari me azil ku u arratis nga Maqedonia , pas dënimit me dy vite burg për shpërdorim detyre. Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë,  Talat Xhaferi ka firmosur aktin e shpalljes së zgjedhjevve të ardhshme presidenciale ku sipas Kushtetutës së vendit dhe afateve të parapara, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

SHKARKO APP