Talat Xhaferi, zgjidhet kryetar i Parlamentit në Maqedoni

Ish-ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi i BDI-së është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.

Ai është votuar nga shumica parlamentare që përbëhet nga LSDM-ja, BDI-ja dhe partitë e tjera politike shqiptare. Votimi ka ndodhur përkundër protestës së vazhdueshme të deputetëve të VMRO-DPMNE-së që kanë provuar ta bllokojnë votimin.

Jashtë ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë janë mbledhur sërish qindra njerëz në një tjetër protestë anti-shqiptare.

SHKARKO APP