Të falurit e Ivanovit, vetëm Menduh Thaçi shqiptar
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov me vendimin e tij të fundit për falje, përveç shumë politikanëve maqedonas, ka falur edhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin.
Siç mund të shihet në “Gazetën zyrtare”, Thaçi është i vetmi politikan shqiptar i amnistuar nga Ivanovi.
Ja kë ka falur konkretisht presidenti maqedonas:
Në mesin e tyre janë kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë, Nikolla Gruevski; ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov; ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska; ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski; zëdhënësi i Qeverisë Martin Protugjer; lideri i LSDM-së, Zoran Zaev; ish-funksionari i DSK-së Zoran Verushevski; kryeministri dhe presidenti i dikurshëm i Maqedonisë Branko Crvenkovski; ish shefi i sigurimit të Gruevskit, Dejan Mitrovski-Urko; lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe anëtari i KSHZ-së nga radhët e PDSH Bedredin Ibraimi etj.