”Të rivendoset menjëherë qetësia”, OSBE dënon dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar ashpër sulmet ndaj KFOR-it, ku disa ushtarë ngelën të plagosur. OSBE bën thirrje për zbutjen e tensioneve, ndërsa bën thirrje për kthimin e palëve te procesi i dialogut.

“Ripërsërisim thirrjen e bërë të premten nga Kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, për zbutjen e tensioneve në Veri të Kosovës. Dënojmë sulmet e fundit ndaj ekipeve të EULEX-it dhe mediave dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna dhe të krijojnë hapësirë për kthimin në proçesin e dialogut si çështje urgjente.

Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it. Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme. Qetësia duhet të rivendoset menjëherë”, shkruhet në reagimin e OSBE-së.

SHKARKO APP